STIKK organizon ngjarje B2B në Frankfurt dhe Stuttgart, Gjermani

Në vazhdën e aktiviteteve për IT strategjinë dhe promovimin e eksportit, STIKK në bashkëpunim me Capgemini Consulting dhe me përkrahjen e GIZ organizoi një B2B takim me kompanitë Gjermane. 6 kompani anëtare te STIKK (INET, Cacttus, Adaptivit, Atikos, Rrota, Komtel) ICK(Innovation Centre Kosovo) si dhe APIK(Agjencioni për Promovim te Investimeve) patën rastin te takohen me kompani dhe organizata te rajonit te Frankfurtit dhe Stuttgart-it te cilat punojnë ne fushën e Teknologjisë te Informacionit.

Me këtë rast u organizua edhe një ngjarje solemne e nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim në mes STIKK, bwconn/MFG-së(Public Innovation Agency for ICT and Media), OSB Alliance (Open Source Business Alliance) dhe FLOSSK, e para e këtij lloji në rajon. Me këtë rast u organizua edhe një ngjarje solemne e nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim në mes STIKK, bwconn/MFG-së(Public Innovation Agency for ICT and Media), OSB Alliance (Open Source Busine​ss Alliance) dhe FLOSSK, e para e këtij lloji në rajon. Kjo ishte një mundësi e mirë qe kompanitë ti promovojnë shërbimet dhe produktet e tyre si dhe mundësi për krijimin e kontakteve me kompanitë e fokusuara në outsourcing në fushën e web zhvillimit dhe të softuerit. Kjo ngjarje ndodhi me datën 30 Tetor (ne Darmstadt dhe Frankfurt) dhe 31 Tetor 2013(ne Stuttgart).

Trajnimi në SCRUM

Trajnimi i rradhës i STIKK-ut i cili u mbajt me 7-11 Tetor, 2013 iu dedikua metodologjisë SCRUM. Ligjëruese e trajnimit ishte Bonka Roustcheva e cila ka një përvojë shumë vjeçare në aplikimin e kësaj metode bashkëkohore për menaxhimin e projekteve softuerike.

Temat kyçe të trajnimit ishin:
– Agile method
– Scrum Master for Certification

Në trajnim morën pjesë 14 pjesëmarrës. Trajnimi iu dedikua kompanive antare të STIKK që kanë vizion dhe janë duke u përgatitur për të depërtuar në tregun e jashtëm.

Pjesëmarrja ne “E-Government dhe Open Days SEEITA”

Me 24 Tetor 2013, STIKK mori pjese ne konferencën “E – Government and Open Days SEEITA” e cila u organizua nga MASIT (Oda e TIK ne Maqedoni) e cila u mbajt ne Shkup, Maqedoni. Konferenca ishte një mundësi shume e mire per tu informuar se çfarë ka bere qeveria e Maqedonisë ne fushën e e-qeverisjes dhe cilat janë planet e se ardhmes. Gjate konferencës u prezantua edhe zhvillimi i e-qeverisjes ne France si dhe u diskutua rreth kapacitetit te kompanive nga Maqedonia ne procesin e zhvillimit te shërbimeve dhe zgjidhjeve për sistemin e e-qeverisjes.

Punëtori mbi Strategjinë e Avokimit dhe Lobimit

STIKK se bashku me organizatën SPARK ne kuadër te projektit ICT Value Chain organizuan punëtori një ditore për partneret lokal te këtij projekti. Kjo punëtori është udhëhequr nga znj. Vjollca Cavolli e cila ndau eksperiencën dhe rrugëtimin e STIKK ne proceset dhe çështjet e ndryshme te Avokimit dhe Lobimit, ku qëllim kryesor ishin përpjekjet dhe arritjet e ndryshimeve te politikave dhe strukturat vendimmarrëse te caktuara te cilat ndikojnë ne zhvillimin e sektorit.