ICT–KOSEU: Grant udhëtimi për pjesëmarrje në ngjarjen ICT 2013

STIKK në emër të projektit ICT-KOSEU: Përkrahja e dialogut në mes të BE dhe Kosovës në Hulumtim dhe Zhvillimin të TIK, projekt ifinancuar nga programi FP7 i KE ka publikuar shpalljen për aplikim për grante udhëtimi për pjesëmarrje ne ngjarjen ICT 2013 e cila do të mbahet në Vilnius 6-8 Nëntor 2013.

Pas procesit të aplikimit komisioni i formuar nga anëtarët e konsorciumit të projektit kanë përzgjedhur 5 fitues në bazë të vlerësimit të aplikacioneve. Fituesit e grantit për ICT 2013 jane: Vullnet Kabashi,Kuvendi iRepublikës së Kosovës; Arten Avdiu, Universiteti iPrishtinës; Driton Hapçiu, CACTTUS sh.a.; Arbnor Hasani, Innovations Lab Kosovo;dhe Dren Imeraj, Smart Squared L.L.C. ICT2013 do të bashkojë më të mirët e Evropës ne hulumtim të TIK, me bizneset e reja dhe të vjetra, me startup-at e web, dhe strategët digjital për të hartuar rrugën për politikat e veprimit të Evropës në hulumtim të TIK. Pritet që me tepër se 4000 hulumtues, inovatorë, ndërmarrës, përfaqësues të industrive, të rinj dhe politikanë të jenë prezent në Vilnius!

STIKK merë pjesë në forumin “Gratë e Diasporës në Biznes”

Me 26 Korrik 2013 STIKK mori pjese ne forumin “Gratë e Diasporës në Biznes” iorganizuar nga Ministria e Diasporës, gjegjësisht Departamenti për Hulumtim dhe Përkrahje të Investimeve të Diasporës. Të pranishme ishin rreth 120 gra afariste të suksesshme që udhëheqin bizneset e tyre nga Kosova, rajoni dhe diaspora, përfaqësuese nga organizatat ndërkombëtare ,UNDP-së në Kosovë, USAID-it në Kosovë dhe organizatat tjera të ndryshme.

Qëllimi i këtij projekti ishte që gratë nga Kosova, diaspora dhe rajoni të njoftohen për së afërmi me veprimtarit e njëra tjetrës, të indetifikohen format e bashkëpunimit, shkëmbim idesh dhe përvojash, krijimi irrjetëzimit të grave afariste.

5 vjetori i Ditës Mbarëkombëtare të TIK

Me 11 Korrik për herë të pestë u mbajt Dita mbarëkombëtare Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit dhe komunikimit, në Tiranë, e organizuar nga STIKK dhe AITA. ku morën pjesë përfaqësues nga kompanitë private, komuniteti iprofesionisteve si dhe organizata dhe donatorë të huaj, kryesisht të sektorit të Teknologjisë së Informacionit. Gjatë këtij takimi kompanitë e pranishme patën rastin të takohen mes vete, dhe me përfaqësues institucionesh shtetërore dhe ndërkombëtare.

Përfaqësuesit e parlamentit Holandez vizituan kompanitë anëtare te STIKK

Ne kuadër te Projektit “ICT Value Chain” te udhëhequr nga organizata holandeze “SPARK”, me dt. 05 Korrik 2013 z. Jan Vos përfaqësuesi iparlamentit holandez, realizoi disa takime me kompanitë anëtare te STIKK.

Qëllimi kryesor i këtyre vizitave ka qenë identifikimi dhe promovimi i kompanive të profilit të TIK, të cilat kanë potencial për investime. Gjate këtij takimi kompanitë patën mundësin e prezantimit të veprimtarisë së tyre të tanishme dhe planet e tyre afatgjate.