Urime ditelindja ICK

Një vit ka kaluar nga ceremonia solemne e hapjes së Innovation Centre Kosovo (ICK) e cila në 12 muajt e kaluar me plotë meritë e mban nofkën “shtëpia e inovatorëve kosovarë”, siç është quajtur shpeshherë nga mediat kosovare.Gjatë vitit të parë të funksionimit Innovation Centre Kosovo vazhdimisht i ka ndihmuar 115 anëtarët e 26 ekipeve që kanë kaluar nëpër inkubatorin e qendrës, ka organizuar trajnime, ngjarje, seminare të ndryshme kushtuar ndërmarrësve kosovarë. ICK me aktivitet e saj ka arritur që në Kosovë të sjellë konceptin modern të ndërmarrësisë që kombinon biznesin, teknologjinë dhe inovacionin. ICK brenda vitit të parë të punës ka lidhur 19 marrëveshje bashkëpunimi me institucione, kompani, universitete, organizata të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës. Një vjetori i hapjes solemne të ICK-së është një mundësi për tu informuar nga afër me 25 trajnimet unike ku kanë marrë pjesë mbi 300 persona, 30 ngjarjet e organizuara me praninë e 1600 personave nga sfonde të ndryshme profesionale, si dhe të analizohen produktet dhe shërbimet e 17 ekipeve që aktualisht janë pjesë e inkubatorit të ICK-së. ICK poashtu ka përpiluar 4 manuale të dobishme për ndërmarrësit kosovarë. Në inkubatorin e ICK-së mes produkteve të ndryshme janë krijuar Pishpiriku- një ndër lojërat më në trend në Facebook, aplikacioni Math4Kids përmes të cilit fëmijët mësojnë matematikën duke u zbavitur, portali ButikOn.al që merret me tregtinë e veshjeve në tregun lokal dhe loja 3D “Lahuta e Malcisë”.

Aktualisht janë duke u finalizuar edhe disa produkte dhe shërbime të tjera nga ekipet në inkubatorin e ICK-së.“Forca drejtuese dhe qëllimi kryesor pas kësaj qendre është nevoja për krijimin e vendeve të reja të punës, sidomos të atyre që janë të bazuara në teknologjinë e komunikimit dhe të informimit dhe të mbështesë ndërmarrësit në krijimin e kompanive të suksesshme”, tha Astrid Green kryetare e Bordit të ICK-së dhe Drejtore Ekzekutive e Athene Prosjektledelse AS. Green në ceremoninë e 1 vjetorit të hapjes së ICK-së poashtu theksoi se qendra është bazë e inovacionit ku ofrohen shërbime të rëndësishme për zhvillimin e bizneseve dhe trajnime të orientuara sipas nevojave të tregut. Uranik Begu Drejtor Ekzekutiv i Innovation Centre Kosovo e prezantoi punën e realizuar brenda një viti nga qendra. “Siç e dini Innovation Centre Kosovo është themeluar vitin e kaluar në qershor të vitit 2012 dhe është pjesë e projektit ‘Programi i zhvillimit të biznesit’ dhe financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë”, tha Begu duke shtuar se ICK synon të identifikoj biznese, të bazuara në teknologji dhe inovacion, e që kanë potencial të zhvillohen. Ai tha se Innovation Centre Kosovo do të vazhdoj të përkrahë ndërmarrësit e rinj dhe idetë e tyre të biznesit të bazuara në teknologji dhe inovacion.Shkëlqesia e tij Jan Braathu ambasador iNorvegjisë në Kosovë tha se ndihet shumë ilumtur që ndodhet në ceremoninë e shënimit të një vjetorit të hapjes së ICK-së.

“Mendoj se ky ka qenë një vit shumë i mirë gjatë së cilës kohë janë arritur pritjet tona dhe shpresoj se gjatë këtij viti janë arritur edhe pritjet tuaja sepse kjo qendër e inovacionit nuk ka të bëjë me Norvegjinë, nuk ka të bëjë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Norvegjisë por ka të bëjë me Kosovën, me dhënien ndihmë kompanive”, tha Braathu duke shtuar se “vizioni jonë për qendrën është se kjo qendër duhet të jetë jo vetëm qendër për Kosovën apo vetëm për Norvegjinë por ne duam që kjo të jetë një qendër evropiane ku do të ketë bashkëpunim në nivel evropian në sektorin e TI-së”. Kurse Vjollca Çavolli drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) tha se “ne kemi një rini me një talent ende të pashfrytëzuar prandaj do të duhej ti japim një mundësi rinisë tonë që të punojë. Çavolli poashtu e falenderoi edhe shtetin norvegjez për dhënien ndihmë sektorit të IT-së në Kosovë përmes themelimit të ICK-së. Athene Prosjektledelse nga Norvegjia dhe Shoqata për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) në Kosovë, janë themeluesit e ICK-së, ndërsa Crimson Capital LLC Kosovë, është partneri kryesor bashkëpunues. ICK financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.

Tryeza e rrumbullakët mbi Shkallëzimin e TVSH-së

Në zyre të STIKK u mbajt tryeze të rrumbullakët mbi Shkallëzimin e TVSH-së, në të cilën u diskutua rreth draft dokumentit për Shkallëzim të mundshëm të TVSH-së për produktet të TIK-ut.

Në këtë dokument janë të përfshira aspektet kyçe të shkallëzimit të TVSH-së për industrinë e TIK-ut në veçanti efektet pozitive të saj për shoqërinë e Kosovës, gjenerimin e zhvillimit të brendshëm kryesisht në krijimin e vendeve të reja të punës si dhe te kontributeve tatimore. Gjithashtu në të përfshihen praktikat më të mira të rajonit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe rishikimi i sistemit të TVSH-së në BE dhe legjislacionit të TVSH-së në Kosovë si dhe mundësit rreth shkallëzimit të TVSH-së për industrinë e TIK-ut.

STIKK Takohet me Komision Parlamentar

STIKK takohet me komisionin parlamentar për te diskutuar mbi ligjin për monitorimin e importeve. Ne ketë komision përveç ligjit u diskutua edhe mbi tregun e TIK-ut ne përgjithësi si dhe barrierat qe kane kompanitë qe operojnë ne këtë sektor. Te pranishëm ne këtë komision ishin Znj. Teuta Sahatçiu, Z. Shaip Muja, Z.Lutfi Zharku si dhe përfaqësues nga OJQ.

STIKK I njoftoj deputetet se tregu i TIK është tregu me rritje stabile dhe sipas IDCAdriatics do te mërij vlerën prej 160M Euro deri me 2016.

STIKK njoftoj deputet për iniciativat e shteteve te rajoni qe kanë marr për rritjen e importit te pajisjeve te TIK , duke iliruar nga taksat e ndryshme dhe se si kjo ka ndikua ne tregun tone. Deputet po ashtu u informuan me aktivitet si dhe planet strategjike te shoqatës.

STIKK ftoj deputetet te angazhohen ti ndihmojne ketij sektori duke votuar ligje qe lehtesojn berjen e biznesit ne kete sector.

Perspektiva e BE-se ne Kosove

STIKK mori pjese ne trajnimin tre ditor që ka të bëjë me BE-në dhe mënyrën e bashkëpunimit mes akterëve për përafrim të Kosovës drejt integrimit europian.

Ky trajnim kishte per qellim ofrimin e njohurive në dy çështje të rëndësishme, për integrime evropiane si dhe për teknikat dhe mjetet më efikase të komunikimit të informatave tek një audiencë më e gjërë. Trajnimi ishte i hartuar për akterë të caktuar të shoqërisë sic jane zyrtarët për integrime europiane në nivel lokal dhe qendror, zëdhënësit, mediat dhe organizatat e shoqërisë civile te cilet luajnë një rol të rëndësishëm në nxitjen e një debati rreth çështjeve të BE-së në vend si dhe informimin e publikut të gjërë rreth BE-së në Kosovë. Në përfundim të sesionit tre ditor të trajnimit u be shperndarja e certifikatave per pjesëmarrësit.

e-Qeverisja ne Komunat e Kosoves

STIKK mori pjese ne konferencen e organizuar nga KS Kosova ne bashkepunim me Asociacionin Norvegjez te Autoriteteve Lokale dhe Regjionale. Temat kryesore te konferences ishin: Rendesia e e-Qeverisjes lokale – Zhvilimi, Benefitet dhe Perspektiva e se ardhmes, e-Qeverisja ne Komunat e Kosoves, dhe Agjenda Dixhitale Lokale.

Gjate konferences u diskutua dokumenti Ihartuar ne forme udhezimi per komunat e Republikes se Kosoves me qellim nxitjen e gatishmerise se komunave per implementimin e sherbimeve elektronike. Ne anen tjeter, Agjenda Dixhitale Lokale eshte dokument orientues ose udherrefyes per pushtetin lokal, qe mundeson avancimin dhe modernizimin e proceseve dhe sherbimeve administrative ne komuna.

Takimi i IV i Nën-Grupit Punues për Shërbime

STIKK se bashku me perfaqesues te insitucioneve te Qeverise se Kosoves, komunitetit te bizneseve dhe shoqatave te biznesit moren pjese ne takimin e IV te Nëngrupit Punues për Shërbime ne Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) në kuadër të Politikës Tregtare. Ne kete takim u diskutuan qeshtje te ndryshme sic ishin Negociatat mbi Sherbimet ne CEFTA, Negociatat mbi Marreveshjen e Tregtise se Lire me Turqin, dhe ceshtje tjera te ndryshme te cilat lidhen me sektorin e sherbimeve.

Gjate takimit u ngriten disa shqetesime qe Iperkasin fushes se sektorit te IT-se:
– Kodi i aktiviteteve në ARBK i cili është një pengesë e vazhdueshme ne identifikimin e bizneseve ne sektorin TIK, dhe
– Përshkallëzimi i TVSH-se për shërbimet, e veçmas për sektorin e IT-se.

Me kete rast znj. Vjollca Cavolli kerkoi qe te kete nje bashkepunim me te mire ne mes te shoqatave, bizneseve dhe institucioneve per adresimin e ketyre ceshtjeve si dhe per shkembim shume me te mire te informatave ne menyre qe te kemi levizje pozitive ne kete drejtim.