logo

Anëtarë i thjeshtë

Detajet e Kontaktit

Tel: +381 38 603 013

Mobil: +377 44 503 701

Fax: +381 38 603 013

E-mail: [email protected]

Uebfaqja: www.rikont-ks.com

T. Zajmi p.n (ish Tjerrtorja)

Prishtinë, Kosovë

INFORMATIKA Computers Sh.p.k. është themeluar në vitin 1991 në Mitrovicë. Që nga fillimi, kompania është zhvilluar dhe rritur me hapa të shpejtë dhe të sigurt duke u ofruar klientëve shërbime cilësore dhe kualitative.

Gjithnjë investohet në zhvillimin e produkteve softuerike vetjake që ofrohen dhe linçohen për herë të parë në trevat tona në gjuhën shqipe si:

Menaxhimi i porosive dhe shitja ambulante me Pocket PC;

Menaxhimi financiar i hyrjeve/daljeve të automjeteve në terminale doganore, parkingje dhe vendqëndrime të tjera;

Menaxhimi materialo-financiar i pompave të derivateve të naftës, gjegjësisht menaxhimi i voucherave, tenderëve dhe i faturimit masiv për kontraktorë;

Kontrolli i qasjes dhe evidentimi i kohës së punës i ndërlidhur me përpunimin e shënimeve për llogaritjen e pagave të punëtorëve e të tjera projekte softuerike, duke sjellë freski në tregun kosovar në përmirësimin, kultivimin dhe avancimin e marrëdhënieve afariste korrekte dhe afatgjate me partnerët tanë.

Përvoja shumëvjeçare në zhvillimin e softuereve për kontabilitet, stafi profesional, puna ekipore dhe krijimi i marrëdhënieve të mira me klientët janë garanci e suksesit të plotë në zhvillimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e produkteve tona softuerike. Me zhvillimin e produkteve tona softuerike dhe rritjen e kërkesave të tregut për këto produkte, INFORMATIKA Computers Sh.p.k. ka vizion të zgjerohet dhe të ketë rol të rëndësishëm prijës në tregun rajonal e posaçërisht në zhvillimin e projekteve aplikative për kontabilitet.

Shërbimet e Kompanisë: Financial Information System (FIS), Financial Management Systems

Viti i themelimit: 1991

Produktet e kompanisë: Rikont