Puna jonë është e bazuar në tre shtylla kryesore: Avokimi dhe Lobimi, Zhvillimi i Burimeve njerëzore në përputhje me nevojat e sektorit dhe Krijimi i Mundësive të reja biznesore për kompanitë anëtare.

TechPark Prishtina

TechPark Prishtina

TechPark Prishtina

Synimi i TechPark Prishtina është që të promovojë Kosovën si vend dhe ekonomi e bazuar në dituri, ku sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit do të ishte prirës. TechPark Prishtina planifikohet të bëhet një mjedis ndërkombëtarisht i njohur dhe mbështetës për bizneset ekzistuese dhe ato të reja, duke bërë të mundur ndërmarrësinë nëpërmjet teknologjisë, konkurrueshmërisë dhe promovimit global të biznesit.

Qendra e Inovacionit të Kosovës (ICK)

Qendra e Inovacionit të Kosovës (ICK)

Qendra e Inovacionit të Kosovës (ICK)

Qendra e Inovacionit të Kosovës (ICK) është themeluar për të mbështetur sipërmarrjen, inovacionin dhe zhvillimin në bazë komerciale të bizneseve me fokus në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit. Qendra mbështet "startups" dhe kompanitë ekzistuese me potencial për rritje.

Uebfaqe

KosICT

KosICT

KosICT

KOSICT është një konferencë kreative e njohurive, që paraqet tema e IT-së. Me folës të njohur ndërkombëtar dhe përfaqësuesit e klasit botëror që marrin pjesë, KOSICT ka individët më me ndikim për t'ju edukuar, për t'ju frymëzuar dhe për t'ju dhënë qasje të paparë në mundësitë e mrekullueshme të rrjetëzimit.

Uebfaqe

STIKK Education

STIKK Education

STIKK Education

STIKK Education fokusohet në zhvillimin e potencialit tek të rinjtë të pasionuar pas teknologjisë të cilët dëshirojnë të shndrrojne pasionin e tyre ne profesion. Në këtë mënyrë të rinjtë përfitojnë aftësi dhe njohuri të përshtatura për nevojat e tregut të punës.

Uebfaqe

Platforma Outsource2Kosovo

Platforma Outsource2Kosovo

Platforma Outsource2Kosovo

Platforma Outsource2Kosovo është një mjet për shpërndarje të informacionit, ndërlidhjes dhe promovimit të mundësive Outsourcing në mes të kompanive Kosovare dhe ato ndërkombëtare.

Uebfaqe

Shtëpia e Inovacionit CBC

Shtëpia e Inovacionit CBC

Shtëpia e Inovacionit CBC

Shtëpia e Inovacionit CBC është ndërtuar në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian. Shtëpia e Inovacionit ka për qëllim që përmes teknologjisë të ndihmojë zhvillimin e sektorit të Turizmit.