logo

Anëtarë i bronztë

Detajet e Kontaktit

Tel: +38138771180 ext. 501

E-mail: [email protected]

Uebfaqja: www.stikk.org

Rexhep Mala 28A

Prishtinë, Kosovë

STIKK - Shoqata e TIK te Kosovës është themeluar në vitin 2008 nga gjashtë kompani anëtare themeluese dhe është mbështetur nga Ministria e Punëve te Jashtme te Norvegjisë, Crimson Capital dhe IKT Norge, me qëllim të të vepruarit si një zë kolektiv në sektorin e TIK. Gjate 7 viteve të veprimtarisë se saj, STIKK arriti suksese te shumta dhe u bë një nga shtytësit kryesorë të industrisë së TIK-ut dhe komunitetit të TIK-ut në Kosovë. Gjatë përpjekjeve drejt zhvillimit të vazhdueshëm të industrisë së TIK, STIKK ka realizuar projekte të shumta që kanë për qëllim promovimin e sektorit të TIK të Kosovës, përmirësimin e kornizës ligjore, implementimin e hulumtimeve dhe analizave specifike të industrisë si dhe të ndihmojë në zhvillimin e profesional të aktorëve të sektorit.

STIKK aktualisht ka mbi 125 anëtarë të cilët përfaqësojnë 90% të gjithë tregut të TIK në Kosovë. STIKK është e përkushtuar të ndihmojë rritjen afat-gjatë të sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës, është e angazhuar në përmirësimin e mjedisit të biznesit për TIK, si dhe promovimin e kontributit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në rritjen ekonomike dhe progresin shoqëror në Kosovë. STIKK kërkon të marrë pjesë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave të veprimit duke ndihmuar Qeverinë dhe Institucionet e Kosovës për të kuptuar trendet aktuale dhe ato të ardhshme të teknologjisë, dhe se si teknologjia mund të kontribuojë në rritjen ekonomike të vendit.

Shërbimet e Kompanisë: Training & Education

Viti i themelimit: 2008

Produktet e kompanisë: ICK, KosICT, STIKK Education, Kosovo - Your Outsourcing Destination