logo

Anëtarë startup

Shkolla e Lartë Profesionale për Programim PROED është institucion privat i arsimit të lartë i angazhuar për edukim në fushën e Teknologjisë së Informacionit (TI-së), me lokacion në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Programi Zhvillues i Softuerit që ofrohet nga PROED është i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve të Kosovës.

PROED ofron program profesional të studimeve për studentët që duan qasje të shpejtë në tregun e punës, gjë që mund të arrihet përmes qasjes moderne të mësimdhënies, infrastrukturës lehtë të qasshme dhe stafit kompetent.

Programi Zhvillues i Softuerit korrespondon me nivelin e 5-të të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve që konsiston me 4 semestra. Më konkretisht, tre semestrat e parë do të fokusohen në aspektin teorik dhe praktik, ndërsa semestri i katërt do të jetë një internship në ndonjërën nga kompanitë e industrisë së TI-së me të cilat PROED ka marrëveshje bashkëpunimi.

 

Qarkullimi vjetor: 0-50,000

Shërbimet e Kompanisë: Training & Education

Viti i themelimit: 2016

Nr. i Punonjësve: 0-10

Produktet e kompanisë: Edukim dhe aftësim profesional në fushën e TI-së.