STIKK përfaqëson kompanitë të cilat përcaktojnë zhvillimet e teknologjisë që formojnë botën në të cilen do të jetojmë në të ardhmën.

Detajet e kontaktit

Arbëri, Prishtinë (afër FiveStar Fitness), Prishtinë, Kosovë

ANËTARË I Thjeshtë

Profili

INFORMATIKA Computers Sh.p.k. është themeluar në vitin 1991 në Mitrovicë. Që nga fillimi, kompania është zhvilluar dhe rritur me hapa të shpejtë dhe të sigurt duke u ofruar klientëve shërbime cilësore dhe kualitative.

Gjithnjë investohet në zhvillimin e produkteve softuerike vetjake që ofrohen dhe linçohen për herë të parë në trevat tona në gjuhën shqipe si:
– Menaxhimi i porosive dhe shitja ambulante me Pocket PC;
– Menaxhimi financiar i hyrjeve/daljeve të automjeteve në terminale doganore, parkingje dhe vendqëndrime të tjera;
– Menaxhimi materialo-financiar i pompave të derivateve të naftës, gjegjësisht menaxhimi i voucherave, tenderëve dhe i faturimit masiv për kontraktorë;
– Kontrolli i qasjes dhe evidentimi i kohës së punës i ndërlidhur me përpunimin e shënimeve për llogaritjen e pagave të punëtorëve e të tjera projekte softuerike, duke sjellë freski në tregun kosovar në përmirësimin, kultivimin dhe avancimin e marrëdhënieve afariste korrekte dhe afatgjate me partnerët tanë.

Përvoja shumëvjeçare në zhvillimin e softuereve për kontabilitet, stafi profesional, puna ekipore dhe krijimi i marrëdhënieve të mira me klientët janë garanci e suksesit të plotë në zhvillimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e produkteve tona softuerike. Me zhvillimin e produkteve tona softuerike dhe rritjen e kërkesave të tregut për këto produkte, INFORMATIKA Computers Sh.p.k. ka vizion të zgjerohet dhe të ketë rol të rëndësishëm prijës në tregun rajonal e posaçërisht në zhvillimin e projekteve aplikative për kontabilitet.

Detaje të tjera

  • Shërbimet e Kompanisë:

    Financial Information System (FIS), Financial Management Systems
  • Viti i themelimit:

    1991
  • Numri i punëtoreve:

    11-50
  • Produktet e kompanisë:

    Rikont

Shperndaje ose Print

  • facebook
  • facebook
  • facebook
  • facebook