STIKK përfaqëson kompanitë të cilat përcaktojnë zhvillimet e teknologjisë që formojnë botën në të cilen do të jetojmë në të ardhmën.

Detajet e kontaktit

Rr. Bashkim Fehmiu Arbëria 3, BC2/11 V1- L01-S, nr.4, Prishtinë, Kosovë

ANËTARË I SILVER

Profili

CACTTUS është kompania udhëheqëse në Kosovë në zgjidhje dhe shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të telekomunikimit. Portofoli ynë i shërbimeve përfshinë: rrjeta dhe telekomunikim, siguri të informacionit, integrime të sistemeve dhe shërbime të Cloud, konsulencë dhe auditim në fushën e TIK-ut, zhvillim softuerik, zgjidhje për biznese, edukim profesional dhe trajnime. Me inxhinierë, specialistë dhe zhvillues shumë të shkathët, të cilët mbajnë certifikime më me renome në industrinë e TIK-ut, ne ofrojmë zgjidhje të gatshme të integruara për klientët tanë. Duke dizajnuar dhe zhvilluar infrastruktura dhe zgjidhje moderne dhe të adaptueshme për klientët tanë, ne ju ndihmojmë atyre që ti drejtojnë operimet e tyre dhe me këtë ta rrisin biznesin e tyre.

Me mbi 15 vite përvojë të kompanisë dhe me më shumë se 30 vite përvojë individuale të themeluesve tanë, ne e kemi fituar reputacionin për performancë të lartë dhe besueshmëri e cila është e bazuar në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve të cilat përfaqësojnë inovacion dhe kualitet për një rang të gjerë të industrive.

Biznesi ynë kryesor është zhvillimi dhe integrimi i sistemeve në fushën e TIK-ut. CACTTUS ofron një set të plotë të shërbimeve në ciklin jetësor të sistemeve të integruara të TIK-ut, siç është konsulenca, dizajni i sistemeve dhe planifikimi, menaxhimi i projekteve, hulumtimi dhe zhvillimi, shpërndarja e komponenteve të ndryshme të sistemit (harduerike dhe softuerike), implementimi i sistemeve dhe integrimi, përkrahje dhe mirëmbajtje për sistemet operacionale.

Duke synuar që të sjellim teknologji të fundit, ne kemi krijuar partneritete me inovatorët dhe prodhuesit më të mëdhenj siç janë: Microsoft, Cisco, IBM, Oracle, Lenovo, Symantec, HP, Xerox, Datalogic, EDIBON, NOKIA etj. Ne i shohim pengesat si sfida për të gjetur mënyra të reja dhe emocionuese për të përmbushur kërkesat e fuqisë së klientëve tanë. Ekipi ynë i inxhinierëve është në hulumtim të vazhdueshëm, në marrje të diturisë dhe në zhvillimin e zgjidhjeve të reja në teknologji për të lejuar linjat tona të shërbimeve dhe produkteve të zhvillohen me nevojat e ndryshueshme të industrive.

Shërbimet

Rrjeta dhe Telekomunikim

Siguri të informacionit

Integrime të sistemeve dhe shërbime të Cloud

Konsulencë dhe auditim në fushën e TIK-ut

Zhvillim softuerik

Zgjidhje për biznese

Edukim profesional dhe trajnime

Data e themelimit

03/07/2003

Produktet e kompanisë:

SMIS, SMP, TMPS, Menaxhimi i dokumenteve, SMS Server

Detaje të tjera

  • Shërbimet e Kompanisë:

    Business Development Services, IT Consulting Services, Software Development, System Infrastructure, Training & Education
  • Viti i themelimit:

    2000
  • Numri i punëtoreve:

    101-150
  • Produktet e kompanisë:

    SMIS, SMP, TMPS, Menaxhimi i Dokumenteve, SMS Server

Shperndaje ose Print

  • facebook
  • facebook
  • facebook
  • facebook