logo

Anëtarë i argjendtë

CACTTUS është njëra nga kompanitë kryesore në Kosovë në zgjidhje dhe shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të telekomunikimit. Portofoli i shërbimeve te Cacttus përfshin konsulencë në TIK, integrim të sistemit, implementim, trajnime dhe përkrahje. Me inxhinierë, specialistë dhe zhvillues shumë të shkathët, të cilët mbajnë çertifikime më me renome në industrinë e TIK-ut. Duke dizajnuar dhe zhvilluar infrastruktura dhe zgjidhje moderne dhe të adaptueshme për klientë. Me 10 vite përvojë të kompanisë dhe me më shumë se 20 vite përvojë individuale të themeluesve, eshte fituar reputacioni për performancë të lartë dhe besueshmëri e cila është e bazuar në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve të cilat përfaqësojnë inovacion dhe kualitet për një rang të gjërë të industrive. Cacttus si biznes kryesor kan zhvillimin dhe integrimin e sistemeve në fushën e TIK-ut. CACTTUS ofron një set të plotë të shërbimeve në ciklin jetësor të sistemeve të integruara të TIK-ut, siç është konsulenca, dizajni i sistemeve dhe planifikimi, menaxhimi i projekteve, hulumtimi dhe zhvillimi, sjellja e komponenteve të ndryshme të sistemit (harduerike dhe softuerike), implementimi i sistemeve dhe integrimi, përkrahje dhe mirëmbajtje për sistemet operacionale. Partneritet me inovatorët dhe prodhuesit më të mëdhenj siç janë: Microsoft, Cisco, IBM, Oracle, Lenovo, Symantec, HP, Xerox, etj.

Qarkullimi vjetor: 500,000-1 mil.

Shërbimet e Kompanisë: Business Development Services, IT Consulting Services, Software Development, System Infrastructure, Training & Education

Viti i themelimit: 2000

Nr. i Punonjësve: 50-100

Produktet e kompanisë: SMIS, SMP,TMPS, Menaxhimi i Dokumenteve, SMS Server