TechPark Prishtina po bëhet realitet!

13 nëntor 2017

Sot kemi nënshkruar kontratën me Ministria e Tregtisë dhe Industrisë - MTI per shfrytëzim të objektit në Bërnicë (afër Qendrës së Panaireve) si inkubator të bizneseve të TIK.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës krahas Drejtoreshës te STIKK znj. Vjollca Cavolli, patën rastin të flasin edhe z. Fatmir Limaj, Zv. Kryeministër i Republikës së Kosovës; z. Bajram Hasani, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë; z. Valdrin Lluka, Ministër i Zhvillimit Ekonomik; z. Shyqiri Bytyqi, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe z. Besian Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm i Kosovo Investment and Enterprise Support Agency - KIESA.

Ministrat prezent gjatë fjalimeve të tyre treguan gadishmerinë për të përkrahur edhe më tutje zhvillimin e kësaj iniciative.