STIKK nënshkruan memorandum të bashkëpunimit me Shoqërinë e Akademikeve Shqiptarë në Gjermani "Dija"

28 tetor 2017

Në interes të përgjithshëm me pikësynim përkrahjen dhe zhvillimin e komunitetit të biznesit Kosovar, sot, me datë 28 Tetor 2017, STIKK nënshkroi marrëveshje për bashkëpunim të afert me "DIJA", e cila reprezenton Akademiket Shqiptare në Gjermani dhe rajone gjermano-folëse. Ky bashkëpunim do të hapë mundësitë për të transferuar dijeni dhe implementim të projekteve të përbashketa në mes të kompanive vendase dhe akademisë.

Memorandumi parasheh 8 pika bashkëpunuese, ku në këto 8 pika flitet për shkëmbim të kontakteve, projektet të përbashketa, gjetjen e përbashkët të fondeve në nivel Evropian, partneritet konstruktiv me instituticionet qeveritare, zhvillim të teknologjisë dhe organizim të simpoziumeve dhe tryezave të rrumbullakëta.

STIKK shpreson që ky të jetë fillim i mbarë dhe të zgjerohet sa më shumë bashkëpunimi me dijetare dhe me organizata shqiptare në Diasporë.