Shpallen fituesit e Javës së Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm

19 nëntor 2016

Është mbajtur dita e prezentimeve të ideve të biznesit nga ana e aplikantëve për grant, në kuadër të Javës së Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm në Shtëpinë e Inovacionit në Istog.Numri i përgjithsëm i prezentimeve ne grupe ishte 15-të dhe janë përzgjedhur gjithsej 10 idetë më të mira, të cilët janë shpërblyer me grant me shumën prej 3,000.00 €.

Objektivi i ideve në përgjithësi ishte kontribuimi në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik duke nxitur inovacionin & sipërmarrjen në industrinë e turizmit. Për më shumë disa ide kanë përfshirë krijimin e paketave turistike, zhvillimin e aplikacioneve online për telefona te mençur dhe web, përfaqësimin më të denjët të sektorit të turizmit si potencial për rritjen e ekonomisë.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”, implementuar nga STIKK dhe Syri i Vizionit.