Mundësi trajnimi dhe certifikimi: Professional Scrum Master

03 tetor 2017

Në vazhdim te përpjekjeve për të promovuar mundësi të reja për kompanitë anëtare dhe për të zgjeruar fushën e shërbimeve të cilat mund ti eksportojmë në të ardhmën, STIKK ofron mundësi te reja të trajnimeve dhe certifikimeve.

Ne kuadër të STIKK Education, STIKK do të organizoj trajnimin në Professional Scrum Master, me përkrahje të German Cooperation, implementuar nga GIZ, përmes projektit Competitiveness of the Private Sector in Rural Areas (COSiRA).

Trajnim 2-ditor në përdorimin e SCRUM Agile Methodology është certifikim profesional i dedikuar për udhëheqës të procesit nën Scrum Framework. Trajnerë do të jenë Kent Johnson (CTO/Vice President at AgileDigm) dhe Ivaylo Gueorguiev (Program Manager at European Software Institute Center Eastern Europe)

Vlera e këtij trajnimi është 2,000 euro, pasiqe trajnimi subvencionohet nga German Cooperation dhe GIZ, kompanitë anëtare të STIKK do të paguajnë vetëm 10% të kësaj shume (200 euro), ndërsa kompanitë jo-anëtare 20% (400 euro).

Ky çmim përfshin:

  • Trajnimin
  • Certifikimin
  • Materialet e trajnimit
  • Dreka
  • Kafet dhe lëngjet gjatë pauzave

Regjistrohu këtu: https://goo.gl/forms/EC6Q8P2ecWlbYt2I2


Trajnimi do të mbahet me 29-30 Nëntor 2017, nga ora 09:00 deri në 16:30.



* Pjesëmarrjën duhet ta konfirmoni deri më 20 Tetor 2017

** Numri i Pjesëmarrësve është i limituar