Kërkesë për Shprehje të Interesit për Ofrues të Trajnimeve

07 qershor 2017

Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të komunikimit të Kosovës (STIKK) ka hapur kërkesë publike për Shprehje të Interesit për Ofrues të Trajnimeve. Qëllimi i kësaj Kërkese për Shprehjen e Interesit është të identifikojë ofruesit e kualifikuar për trajnimim, të cilët do të marrin pjesë në një takim të përbashkët me ofruesit e tjerë të trajnimit. Këta ofrues të interesuar duhet të kenë kapacitet për të zhvilluar dhe ofruar trajnime në klasë duke përfshirë materialet, prezantimet, ushtrimet praktike, studimet e rasteve dhe diskutimet në grup, lidhur me dy profilet e IT të STIKK Education: Mobile Development and Software Engineering.

Përmes këtyre 2 IT profileve, do të ofrohen 10 module, të cilat janë:

  • Mobile Development

    • Android Development
    • Application Design
    • Testing
    • Documentation Production
    • User Support

  • Software Engineering

    • Java Development
    • Application Design
    • Testing
    • Solution Deployment & Documentation Production
    • Problem Management


Shprehjet e Interesit duhet të përfshijnë:

A. Historiku i Kompanisë
Jepni një përshkrim të shkurtër të kompanisë / institucionit tuaj.

B. Lista e trajnimeve aktuale
Jepni një listë të trajnimeve aktuale që organizata juaj ofron.

C. Përvoja/Kualifikimet
Shprehja e interesit duhet të përfshijë një histori të shkurtër të firmës, madhësinë e saj, dhe përvojën dhe kualifikimet e saj me shërbimet e zhvillimit të trajnimit për 10 modulet tona.

D. Referencat
Ju lutemi bashkëngjitni referencat përfshirë emrat, organizimin dhe informacionin e kontaktit për tre (ose më shumë) klientë të cilët mund të ofrojnë njohuri në lidhje me aftësitë, kualifikimin dhe dorëzimin e shërbimeve të trajnimit të kërkuara.
 

Ofruesit e Trajnimit duhet të dërgojnë shprehjen e tyre të interesit së bashku me të gjitha dokumentet e nevojshme deri më 14 Qershor 2017[email protected].

Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem mos ngurroni të na kontaktoni.

Kërkesë për Shprehje të Interesit për Ofrues të Trajnimeve (Anglishtë)