Vetëm për Anëtarë të STIKK: Mbledhje të Kuvendit të STIKK - 24 Mars, 2016

Data : 24 mars 2016 ora 09:00 - 14:00

Vendi: Hotel Sirius, Prishtinë

Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK), ju fton në mbledhjen e 8-të të Kuvendit të STIKK, e cila do të mbahet me 24 Mars, 2016 me fillim nga ora 09:00 (draft agjenda është e bashkëngjitur), Hotel Sirius, Prishtinë.

Nëse nuk mund të jeni prezent, ju lutemi delegoni një person të autorizuar i cili do të përfaqësoj kompaninë tuaj në këtë kuvend.

* Ju njoftojmë që në bazë të STATUTIT të STIKK, vetëm Anëtarët e Plotë që kanë anëtarësi aktive kanë të drejtë vote. Megjithatë, kjo nuk e kufizon pjesëmarrjen e të gjithë të tjerëve në Mbledhjen Vjetore të Kuvendit të STIKK.

Rendi i Ditës - Kuvendi 2016

Shkarko PDF