• Strategjia kombëtare e TIK dhe Outsourcing

    STIKK në bashkëpunim me një numër të ndërmjetësve, përkrahësive, dhe një konsulenti Z. Lukas von Zallinger kanë përshkruar strategjinë kombëtare të TIK dhe Outsourcing. Ky zhvillim paralel dhe zbatimi i strategjisë do të mundësojë rritjen ekonomike, punësimin, konkurrencën dhe rritjen e eksporteve në sektorin e TIK të Kosovës. STIKK do të shërbejë si një one stop shop duke krijuar një platformë të rrjeteve për mundësitë e ardhshme në matchmaking/biznes.

    Strategjia kombëtare e TIK dhe Outsourcing

    Donatori: GIZ, Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme

    Projekt Menaxheri: Vjollca Çavolli, Bardh Kadiu

    Kohëzgjatja: 2013-2014

    Shuma: 168,627.54 €

  • Trajnimet nga British Council

    Në bashkëpunim me Qendrën për Inovacion të Kosovës (ICK) dhe British Council, STIKK ka organizuar tri trajnime në vitin 2014. Këto kurse kanë qëllim për të mësuar studentët aftësi të vecanta në tri tema. Këto tema janë: zhvillimi në Android, zhvillimi në iOS dhe Bazat e marketingut të internetit dhe SEO. Këto trajnime janë të financuara nga Këshilli Britanik.

    Trajnimet nga British Council

    Donatori: British Council

    Projekt Menaxheri: Vesa Batalli

    Kohëzgjatja: 2013

    Buxheti: 11,000.00 €

  • STIKK Training Academy

    STIKK Training Academy është projektuar posaçërisht për të adresuar pengesat lidhur me aftësi-zhvillim dhe trajnime. STIKK Training Academy sjell së bashku të gjitha mundësitë e trajnimit të TIK të ofruara tashmë nga STIKK, me një mori të iniciativave të reja dhe programeve të TIK. Vizioni i saj është rritja e kapaciteteve vendore në sektorin e TIK përmes trajnimeve kompetente dhe profesionale, të projektuara posaçërisht për të përmbushur nevojat e industrisë vendore, duke u mbajtur me trendet ndërkombëtare të teknologjisë.

    STIKK Training Academy

    Donatori: GIZ, SPARK, British Council, Helvetas Swiss Intercooperation

    Projekt Menaxheri: Vesa Batalli

    Kohëzgjatja: 2013-2014

    Buxheti: 50,000.54 €